Aktualitet

HERA E DYTË! Greqia nis dy avionë drejt Shqipërisë, do shuajë zjarrin në Malin e Çikës

Këtë gjë e ka bërë të ditur Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Yanes Lenarsic, me anë të një postim në Twitter, ku shkruan se Greqia ka dërguar dy avion zjarrfikës pasi Shqipëria kërkoi ndihmë.

14 Korrik 2022, 17:23 Nga I.A
HERA E DYTË! Greqia nis dy avionë drejt Shqipërisë, do
Foto Ilustruese

TIRANË- Greqia i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë për të dytën herë për shuarjen e zjarreve. Këtë gjë e ka bërë të ditur Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Yanes Lenarsic, me anë të një postim në Twitter, ku shkruan se Greqia ka dërguar dy avionë zjarrfikës pasi Shqipëria kërkoi ndihmë. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë dhe nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së ka arritur të sigurojë dy avionë nga Greqia.

Postimi i Plotë:

Vala e të nxehtit po vërshon edhe në Evropën Juglindore, duke përfshirë rrezikun e lartë të zjarreve.
 Me kërkesën për ndihmë nga Shqipëria nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Greqia ka ofruar ndihmë. 2 avionë zjarrfikës janë tashmë në rrugë.

Kjo është hera e dytë që Greqia na vjen në ndihmë vetëm për këtë vit. Hera e parë ishte kur ishulli i Sazanit digjej prej ditësh nga flakët dhe autoritetet vendase nuk kishin kapacitete për të reaguar. Me avionët e ardhur nga Greqia, flakët në Sazan u shuan brenda pak orësh. Avionët këtë herë në vendin tone do të përqëndrohen në Malin e Çikës, ku është vatra aktive më problematike. Zjarri është përhapur në Dhërmi e Palasë dhe ka bërë që pushuesit të braktisin plazhet.

yanes lenarsic zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll