Aktualitet

Transgjinorja i fshehu armën, arrestohet 33-vjeçari, pronari i pistoletës me të cilën u plagos i riu në hotel

Arma i përkiste Shehut, por u fsheh nga transgjinorja Brisku. Me gjetjen e pistoletës u zbulua autorësia dhe Shehu u shpall në kërkim.

14 Korrik 2022, 16:28 Nga F.M
Transgjinorja i fshehu armën, arrestohet 33-vjeçari, pronari i
Policia

TIRANË- Tefik Shehu 33 vjeç është vënë në ranga nga Policia pasi akuzohet se ” për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ”Moskallëzimi i krimit” dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Shehut i ishte caktuar masa ‘arrestm e bur’ për ngjarjen e ndodhur në ambientet e dhomës së një hoteli 8 muaj më parë në Durrës ku mbeti i plagosur 20-vjeçari Arni Sulejmani. Të pranishëm kanë qenë 3 djem dhe 1 vajzë, Markeljan Beqiri 26 vjeç, autori i plagosjes, Anxhela Brisku dhe Tefik Shehu. Të rinjtë, kanë qenë nën efektin e drogës dhe të alkoolit kur rreth mesnatës së 8 gushtit të vitit 2021, Beqiri plagosi Sulemajmin. Arma i përkiste Shehut, por u fsheh nga transgjinorja Brisku. Me gjetjen e pistoletës u zbulua autorësia dhe Shehu u shpall në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “July”. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në datën 08.12.2021, në ambientet e dhomës së një hoteli, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “July“, kapën dhe ndaluan shtetasin: Sh., 33 vjeç, banues në Durrës. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 12.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ”Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur më datë 8.12.2021, në ambientet e dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ka rezultuar se shtetasi T. Sh. ka qenë bashkë me shtetasit M. B., A. B. dhe A. S., në ambientet e dhomës ku mbeti i plagosur shtetasi A. S., 20 vjeç, me armën e zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasi T. Sh. Pas ngjarjes janë arrestuar në flagrancë shtetasit:  B., 22 vjeçe, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit;
H., 66 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar shtetasen A. B., ndërkohë që ka patur dijeni për ngjarjen. Gjithashtu, pas ngjarjes u shpall në kërkim shtetasi M. B., 26 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. S., në ambientet e dhomës së hotelit.  26-vjeçari M. B. u arrestua më datë 20.01.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Linza”. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

tefik shehu arni sulejmani anxhela brisku

Sondazh

Poll