Aktualitet

Pogradec/ Plagosi këmbësori me kamion dhe u largua, në kërkim autori

Gjithashtu nën hetim është vënë dhe një person tjetër i identifikuar me A. H., banues në fshatin Buçimas, i cili duke qenë roje në një kantier ndërtimi në këtë aks rrugor, ka patur dijeni për aksidentin dhe nuk e ka kallëzuar në organet e rendit.

14 Korrik 2022, 15:34 Nga e.k
Pogradec/ Plagosi këmbësori me  kamion dhe u largua, në
Foto ilustruese

POGRADEC- Një shofer kamioni është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ditën e djeshme në rrugën Pogradec-Qafë Plloçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, teksa drejtonte mjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar këmbësorin e identifikuar  me inicialet S. B., 69 vjeç, banues në Pogradec dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. 69 vjeçari pas mjekimit të marrë në spitalin e Pogradecit, u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Gjithashtu nën hetim është vënë dhe një person tjetër i identifikuar me A. H., banues në fshatin Buçimas, i cili duke qenë roje në një kantier ndërtimi në këtë aks rrugor, ka patur dijeni për aksidentin dhe nuk e ka kallëzuar në organet e rendit.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin e mjetit, drejtuesit, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të tij ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

pogradec

Sondazh

Poll