Aktualitet

Saimir Tahiri transferohet nga burgu i Fierit në të Lushnjës

Transferimi i Tahirit po kryhet pas kërkesës së familjarëve të tij për të qenë më pranë tyre, por gjithashtu sepse është përfshirë në një përplasje me drejtorin e burgut të Fierit, Arjan Hasani.

14 Korrik 2022, 15:17 Nga DOSJA
Saimir Tahiri transferohet nga burgu i Fierit në të Lushnjës
Saimir Tahiri

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po transferohet nga burgu i Fierit në atë të Lushnjes. Transferimi i Tahirit po kryhet pas kërkesës së familjarëve të tij për të qenë më pranë tyre, por gjithashtu sepse është përfshirë në një përplasje me drejtorin e burgut të Fierit, Arjan Hasani.

Përveç kërkesës së familjarëve, edhe vetë Tahiri kishte kërkuar largimin e tij pasi ishte ankuar edhe për ujin e pijshëm, pasi ishte detyruar që të blinte të ambalazhuar nga marketi i burgut. Kjo pasi sipas rregullores së burgut, të dënuarit nuk duhet të furnizohen me ujë nga familjarët. Kërkesa e tij u miratua, ndaj ai po kryen ndryshimin e qelisë nga ai i Fierit në një burg të sigurisë së zakonshme në burgun e Kosovës në Lushnjë. 

“Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili vuan dënimin me burg prej 3 vitesh e 4 muajsh, është duke u transferuar nga IEVP e Fierit në IEVP e Lushnjës. Transferimi kryhet pas kërkesës së familjarëve të tij,”-thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.

Ish-ministri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg nga GJKKO për shpërdorim detyre. Ai kishte kërkuar pezullim të dënimit me arsyetimin se është i rrezikuar nga subjektet e krimit që ndodheshin në të njëjtin burg me të, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij. Tahiri qëndron i izoluar prej datës 4 shkurt, ditë në të cilën u dha vendimi me 3 vite e 4 muaj burg nga gjykata e Apelit të Posaçëm. 3 ditë pas vendimit, Tahiri la ambientet e paraburgimit 313 për t'u transferuar në Fier, nga ku ka ikur sot, në drejtim të Lushnjes. 

saimir tahiri burgu i fierit saimir tahiri ne burg

Sondazh

Poll