Aktualitet

Kishte mbushur makinën me emigrantë të paligjshëm dhe i iku postobllokut, Policia e Pogradecit ndjekje si nëpër filma

Në momentin që i është afruar Policia, drejtuesi i mjetit e ka braktisur duke përfituar nga rrëmuja e krijuar, por arratisja i zgjati pak pasi u vu në pranga nga forcat blu.

14 Korrik 2022, 15:58 Nga e.k
Kishte mbushur makinën me emigrantë të paligjshëm dhe i iku
Pamje nga aksioni i policisë

POGRADEC- Një aksion i policisë së Pogradecit i zhvilluar ditën e sotme i ka ngjarë një skene filmi teksa janë vënë në ndjekje të një makine që transportontë të paligjshëm nga Lindja e Mesme. Mjeti tip GOLF me 4 shtetas në bagazh, që dyshohet se janë refugjatë i kishte ikur një postoblloku në dalje të qytetit të Pogradecit për në drejtim të Tiranës.


Por pas ndjekjes nga uniformat blu, ai u ndalua në Piskupat për shkak të bllokimit të pjesshëm të këtij aksi rrugor ngaqë po përgatitej të zhvillohej “Kupa e Shqipërisë” në Çiklizëm.


Në momentin që i është afruar Policia, drejtuesi i mjetit e ka braktisur duke përfituar nga rrëmuja e krijuar, por arratisja i zgjati pak pasi u vu në pranga nga forcat blu.

pogradec

Sondazh

Poll