Bota

Përfundon takimi i deputetit shqiptar me Vuçiç, Kamberi: I kërkova integrimin e shqiptarëve

Kamberi tha se në takim ai i bëri të qartë presidentit serb se “prioriteti i koalicionit të shqiptarëve nuk është hyrja në Qeveri, por integrimi i shqiptarëve”.

14 Korrik 2022, 14:32 Nga d.a.
Përfundon takimi i deputetit shqiptar me Vuçiç, Kamberi: I
Kamberi dhe Vucic

SERBI- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka zhvilluar një takim me presidentin e vendit Aleksandër Vuçiç me të cilin biseduan rreth krijimit të qeverisë së re serbe.

Kamberi tha se në takim ai i bëri të qartë presidentit serb se “prioriteti i koalicionit të shqiptarëve nuk është hyrja në Qeveri, por integrimi i shqiptarëve”.

Kamberi e Vuçiçi u takuan për konsultime në kuadër të zgjedhjes së kryeministrit të ri të Serbisë dhe takimi ka zgjatur rreth një orë. Pas takimit iu tha gazetarëve se Vuçiqi nuk iu ka ofruar asgjë konkrete, vetëm ka dëgjuar kërkesat e tyre, duke iu referuar shtatë kërkesave shqiptare që datojnë nga viti 2013.

Ne i kërkuam presidentit që personalisht të avokojë për përmbushjen e atij plani. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Me ardhjen kemi dashur të tregojmë konstruktivitet në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët”, ka thënë Kamberi.

Kamberi shtoi se kjo është hera e pestë që konsultohet me presidentin e Serbisë për formimin e qeverisë së re ndërkohë që kërkesat mbetet po ato.

“Ne shkojmë për herë të pestë, dhe kërkesat tona janë të vjetra. Tema kryesore e planit shtatëpikësh është zhvillimi ekonomik, integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore, çështja e diplomave të panjohura, çështja e pasivimit të adresave, përdorimi i termave fyese për shqiptarët – termi Shiptar. Të gjitha këto çështje nënkuptojnë jetë për shqiptarët”,- ka thënë Kamberi.

shaip kamberi takohet me vuçiç qeveria e re serbe

Sondazh

Poll