Bota

"E ardhmja juaj është me BE-në", Von der Leyen thirrje deputetëve maqedonas: Po jetojmë në kohë të vështira

Ajo u shpreh se situata në botë është e vështirë për këdo, duke përmendur krizën nga pandemia e Covid-19, luftë në Ukrainë si dhe krizën që po përjetohet në të gjithë globin.

14 Korrik 2022, 13:26 Nga d.a.
"E ardhmja juaj është me BE-në", Von der Leyen thirrje
Ursula von der Leyen

MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në fjalën e saj në parlamentin e Maqedonisë së Veriut shprehu mbështetjen e saj për propozimin francez dhe vijimin e procesit të negociatave.

Ajo u shpreh se situata në botë është e vështirë për këdo, duke përmendur krizën nga pandemia e Covid-19, luftë në Ukrainë si dhe krizën që po përjetohet në të gjithë globin.

"Të nderuar anëtarë po jetojmë në kohë shumë të vështira, siç po mbahet në 3 vite resht një pandemi si e COVID, sulmi rus në Ukrainë ka shkaktuar kriza në ushqim e gaz. Ju jeni një partner i vërtetë, ju meritoni të lëvizni nga e shkuara në të ardhmen. E ardhmja juaj është me BE-në, gjithë unioni i BE-së është i paplotë pa ju.'- tha Von der Leyen.

ursula von der leyen ne shkup propozimi francez

Sondazh

Poll