Bota

Opozita i hedh pankartë gjatë fjalës në Kuvend, ja si reagon Von der Leyen: Ju falenderoj...

Ursula Von Der Leyen u shpreh para deputetëve se Maqedonia e Veriut tani ka mundësinë për të qëndruar bashkë me BE-në.

14 Korrik 2022, 13:39 Nga k.m.
Opozita i hedh pankartë gjatë fjalës në Kuvend, ja si reagon
Ursula Von Der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, gjatë qëndrimit në Shkup mbajti një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Von Der Leyen u shpreh para deputetëve se Maqedonia e Veriut tani ka mundësinë për të qëndruar bashkë me BE-në. Por në momentin që ajo fliste, dikush i hodhi një pankartë dhe më pas nisën të fërshëllenin. 

“Të falenderoj për këtë sjellje demokratike”, u shpreh Presidentja e KE.

Ajo theksoi më tej se i ka dëgjuar me kujdes shqetësimet për gjuhën, ndaj dhe shtoi se ajo nuk do të preket në procesin e heqjes së VETO-s. Kjo deklaratë ngriti në këmbë deputetët e maxhorancës, të cilët u shfaqën duke duartrokitur. Propozimi francez përbëhet nga dy dokumente të veçanta, konkluzionet e Këshillit të BE-së dhe korniza negociuese. Nëse Maqedonia e Veriut pranon propozimin francez, do të duhet të nënshkruhet edhe protokolli dypalësh me Bullgarinë, ndërsa javën që vjen mbahet konferenca ndërqeveritare. 

ursula von der leyen negociata me be 2022

Sondazh

Poll