Bota

VD-Fyerjet antishqiptare në protesta, Thaçi: Maqedonasit janë popull i vogël, duhet të kenë kujdes çfarë flasin

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, foli për fyerjet dhe thirrjet antishqiptare gjatë protestave në Shkup.

14 Korrik 2022, 14:14 Nga d.a.
VD-Fyerjet antishqiptare në protesta, Thaçi: Maqedonasit janë
Menduh Thaçi

MAQEDONIA E VERIUT- Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka nisur debati për miratimin e dokumentit të njohur si “propozimi francez”, për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, i pyetur nga Lajmtv, për fyerjet dhe thirrjet antishqiptare gjatë protestave në Shkup ku u shpreh se ato janë në dëmin e tyre.

E dëmtojnë veten. Janë popull i vogël. Duhet të kenë kujdes çfarë flasin”, u shpreh Thaçi.

Thaçi tha se është i bindur se ky propozim do të mbështetet nga shumica e deputetëve dhe ai vetë do të votojë pro propozimit francez.

 

menduh thaci propozimi francez protesta ne shkup

Sondazh

Poll