Bota

Filloi tubimi i protestuesve pranë Kuvendit në RMV, situata nën kontroll dhe kontrolle me helikopter

Qytetarë të shumtë janë mbledhur qysh në orën 12:00 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke protestuar kundër propozimit francez.

14 Korrik 2022, 14:02 Nga d.a.
Filloi tubimi i protestuesve pranë Kuvendit në RMV, situata nën
Protesta ne shkup

MAQEDONIA E VERIUT- Pak para fillimit të seancës së sotme në Kuvendin maqedonas ku do të diskutohet propozimi francez ka nisur dhe protesta para dyerve të tij.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur qysh në orën 12:00 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke protestuar kundër propozimit francez. Kjo është dita e dhjetë e protestës e thirrur nga opozita e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja e cila e konsideron propozimin francez si një përdhosje të gjuhës dhe identitetit maqedonas.

Ministria e Punëve të Brendshme mëngjesin e sotmë ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

protesta ne shkup propozimi francez

Sondazh

Poll