Bota

Serbia hap dyert për televizionin shtetëror rus ‘Russia Today’

Serbia ka hapur dyert për televizionin rus 'Russia Today', edhe pse BE-ja ja ka ndaluar aktivitetet e transmetimit të stacionit "për nxitjen dhe mbështetjen e agresionit të Rusisë" kundër Ukrainës.

14 Korrik 2022, 14:18 Nga s.s
Serbia hap dyert për televizionin shtetëror rus ‘Russia
Televizioni Russia Today

SERBI- Televizioni shtetëror rus ‘Russia Today’ do të hapë zyra në Serbi, citon Nova.rs. BE-ja ka ndaluar aktivitetet e transmetimit të stacionit "për nxitjen dhe mbështetjen e agresionit të Rusisë" kundër Ukrainës.

Lajmin e ka konfirmuar për Nova.rs kryeredaktore e Sputnik Serbisë, Ljubinka Milinçiq. "Po është e vërtetë. Ata nuk do të fillojnë punën në Serbi tani, por përgatitjet janë duke u zhvilluar”, tha Milinçiq.

Sipas informacioneve të Nova.rs, vajza e Milinçiqit do ta drejtojë televizionin, por një gjë të tillë as e ka konfirmuar e as nuk e ka mohuar Ljubinka Milinçiq. “A duhet t'ju lejoj ta zbuloni atë sekret, apo jo? Lëreni ta thonë ata”, tha kryeredaktori i Sputnik Serbisë, raporton ba.n1info.com.

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) vendosi në mars të këtij viti të pezullojë aktivitetet e transmetimit të medias shtetërore ruse Russia Today dhe Sputnik në të gjithë BE-në. Sanksionet e vendosura nga BE-ja i referohen transmetimit ose shpërndarjes me çdo mjet si kabllor, satelitor, IP-TV, platforma, faqe interneti dhe aplikacione, dhe të gjitha licencat përkatëse, autorizimi dhe aranzhimet e shpërndarjes janë pezulluar, tha Këshilli.

Brukseli tha se këto dy media ishin instrumente të rëndësishme në "nxitje dhe mbështetje të agresionit të Rusisë" kundër Ukrainës dhe janë "një kërcënim domethënës dhe i drejtpërdrejtë për rendin dhe sigurinë publike të BE-së".

televizion rus rusia serbi

Sondazh

Poll