Bota

Ademi bën thirrje për qetësi dhe maturi: Mos ta dërgojmë vendin nga Lindja dhe nga Rusia

Ai tha se politikanët mendojnë për gjeneratat e ardhshme politikani i zakonshëm mendon për zgjedhje të ardhshme ne mendojmë për hapjen e perspektive dhe të mos biem pre në provokime që nuk i sjellin të mirë vendit dhe shoqërisë.

14 Korrik 2022, 13:11 Nga d.a.
Ademi bën thirrje për qetësi dhe maturi: Mos ta
Arbër Ademi

MAQEDONIA E VERIUT- Deputeti i BDI-së Arbër Ademi në një konferencë ditën e sotme deklaroi se propozimi francez është alternativa më e mirë e ofruar deri më tani për Maqedoninë e Veriut.

"Gjithmonë si komunitet shqiptarë kemi treguar mirkuptim me të gjitha popujt ne si shqitarë kemi qenë viktimë ku na është mohuar identiteti se nuk udhëheqim politikë me standarde të dyfishta nuk ështe koha të ndahemi si popuj por është koha me një debat racional ti drejtohemi opinionit se këto janë dokumentet dhe alternativa më e mirë e ofruar deri tani dhe se RMV nuk ka alternativë tjetër përpos këtij realizimi të këtij interesi strategjik dhe nuk lejoj qe populli shqiptar të bie pre e këtyre provokimeve që po ndodhin rrugëve këtyre ditëve. Unë e dij se ka qytetarë që e kundërshtojnë këtë propozim ka edhe që e përmbajnë këtë propozim sepse dëshirojnë të hapin prespektiva të reja vetëm për ne por edhe për gjeneratat e ardhshme"- deklaroi Ademi.

Ai tha se politikanët mendojnë për gjeneratat e ardhshme politikani i zakonshëm mendon për zgjedhje të ardhshme ne mendojmë për hapjen e perspektive dhe të mos biem pre në provokime që nuk i sjellin të mirë vendit dhe shoqërisë.

arbër ademi propozimi francez protesta ne shkup

Sondazh

Poll