Bota

I përulur para dy viktimave të Holokaustit, veprimi i Biden në Izrael bëhet viral në rrjet

Këshilltari i kryeministrit të Izraelit, Yair Zivan, ka publikuar një fotografi prekëse dhe të bukur të Biden, ku numri një i Shtëpisë së Bardhë shihet i ulur në gjunjë duke biseduar me dy mbijetuar të Holokaustit.

14 Korrik 2022, 13:03 Nga d.a.
I përulur para dy viktimave të Holokaustit, veprimi i Biden në
Biden ne Izrael

IZRAEL- Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka nisur ditën e djeshme turin e tij në Lindjen e Mesme ku sot është ndalur në një vizitë zyrtare në Izrael.

Këshilltari i kryeministrit të Izraelit, Yair Zivan, ka publikuar një fotografi prekëse dhe të bukur të Biden, ku numri një i Shtëpisë së Bardhë shihet i ulur në gjunjë duke biseduar me dy mbijetuar të Holokaustit.

Një moment tepër i fuqishëm në fund të ceremonisë përkujtimore në Yad Vashem derisa predienti i SHBA-së,  Biden ulet në një gju për të folur me dy të mbijetuara të Holokaustit”, ka shkruar Zivan.

Zivan e ka cilësuar këtë si një moment të fuqishëm që shënoi edhe fundin e ceremonisë përkujtimore në Yad Vashem dhe fotografia e publikuar prej tij ka marrë mijëra pëlqime dhe rishpërndarje në ‘twitter’.

biden ne izrael yair zivan

Sondazh

Poll