Bota

Von der Leyen mbërrin në Shkup: Duhet të bëni një hap vendimtar drejt anëtarësimit

14 Korrik 2022, 12:33 Nga d.a.
Von der Leyen mbërrin në Shkup: Duhet të bëni një hap
Von der Leyen dhe Osmani

MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen sapo ka mbërritur në Shkup e pritur nga ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani.

Pak para mbërritjes në një postim në Twitter ajo dha një mesazh të rëndësishëm ku u shpreh se Maqedonia e Veriut duhet të bëjë një hap vendimtar përpara.

Jam e lumtur që jam sot në Shkup. Maqedonia e Veriut është një partner real dhe i besueshëm. Populli i RMV-së ka treguar përkushtimin e tij ndaj vlerave evropiane. Ata meritojnë të shohin vendin e tyre duke përparuar drejt anëtarësimit. Tani i takon RMV-së të bëjë hapin vendimtar përpara”, ka shkruar von der Leyen.

Ajo është pritur në aeroportin e Shkupit nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas së cilës kanë pasur një takim të shkurtër. Sipas agjendës, ajo duhet të takohet me presidentin Pendarovski, kryeministrin Kovaçevski dhe kryeparlamentarin Xhaferi, e më pas do të ketë fjalim në Kuvend.

ursula von der leyen ne shkup bujar osmani

Sondazh

Poll