Bota

Protestat për propozimin francez në Shkup, Spasovski: Organizatorët të jenë të përgjegjshëm

Në një postim në Facebook, Spasovski tha se protestat e djeshme dhe ato të ditëve më parë nuk kanë qenë të paraqitura siç duhet dhe i fton organizatorët për përgjegjësi.

14 Korrik 2022, 12:19 Nga d.a.
Protestat për propozimin francez në Shkup, Spasovski:
Oliver Spasovski

MAQEDONIA E VERIUT- Ministri për Punë të Brendshme i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, pas paralajmërimit për protesta para Kuvendit ditën e sotme ka bërë thirrje për qetësi.

Në një postim në Facebook, Spasovski tha se protestat e djeshme dhe ato të ditëve më parë nuk kanë qenë të paraqitura siç duhet dhe i fton organizatorët për përgjegjësi.

Të nderuar qytetarë, maqedonas, shqiptarë, serb, turq, romë, vllehë, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ju siguroj se policia e Maqedonisë mbetet në nivelin e detyrës së saj për mbrojtjen e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për protesta dhe gjithsesi të sigurisë së institucioneve dhe qytetarëve”, ka shkruar Spasovski në Facebook.

Sot protestat janë paralajmëruar për në mesditë para Kuvendit, kur edhe fjalim do të mbajë kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

propozimi francez oliver spasovski

Sondazh

Poll