Bota

Protestuesit ngritën kampe para Kuvendit, "E majta" në RMV: Policia ka bastisur çadrat e aktivistëve

Më tej në deklaratë thuhet se në të njëjtën kohë, kanë qenë dëshmitarë sesi të njëjtat struktura pak ditë më parë kanë lejuar drejtimin e armëve ndaj qytetarëve që protestonin në mënyrë paqësore, ku ka munguar plotësisht reagimi i tyre.

14 Korrik 2022, 12:51 Nga d.a.
Protestuesit ngritën kampe para Kuvendit, "E majta" në RMV:
protesta ne shkup

MAQEDONIA E VERIUT- Partia 'E Majta' në Maqedoninë e Veriut përmes një komunikate me shkrim për media njoftuan se mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, strukturat e sigurisë hynë në kampin para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ku po qëndronin aktivistët e së majtës dhe aktivistë të tjerë.

Pa asnjë paralajmërim dhe me sjellje të pacipë kanë kontrolluar me qen dhe kanë zbrazur çadrat e kampistëve, të cilët që nga mbrëmja po kampojnë në mënyrë të qetë dhe me dinjitet”, thuhet në komunikatë.

Më tej në deklaratë thuhet se në të njëjtën kohë, kanë qenë dëshmitarë sesi të njëjtat struktura pak ditë më parë kanë lejuar drejtimin e armëve ndaj qytetarëve që protestonin në mënyrë paqësore, ku ka munguar plotësisht reagimi i tyre.

“Të gjitha përpjekjet për të futur frikë te qytetarët kanë dështuar. Sot, në orën 12:00, do t’u dërgojmë një JO me zë të lartë të gjithë deputetëve dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen!, thuhet në njoftimin e partisë 'E Majta.'

Protestat hyn sot në ditën e dhjetë qëkur në Maqedoninë e Veriut erdhi propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarisë e cila ka bllokuar dhe rrugëtimin e saj dhe të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ato janë thirrur nga opozita, e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja e cila ka shprehur hapur qëndrimin kundër këtij propozimi pasi sipas saj përdhos gjuhën dhe identitetin maqedonas. Në 9 ditë protesta janë lënduar 54 policë.

protesta ne shkup propozimi francez "e majta" ne rmv

Sondazh

Poll