Bota

Partnerë në jetë dhe ‘biznes’, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Greqi, sekuestrohet droga dhe eurot e fituara

Policia ka konfiskuar 2900 euro nga shitja e mallit të tyre të paligjshëm. Ndaj tyre është ngritur një dosje për posedim, fshehje dhe trafik droge dhe janë dërguar në prokurorinë e Plimmeliodiki Xanthi

14 Korrik 2022, 12:27 Nga e.k
Droga e sekuestruar

GREQI- Një çift bashkëshortësh janë arrestuar nga policia greke pasi akuzohen për trafik droge. Ata përdornin shtëpinë e burrit si strehë në të cilën ruanin sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine përpara se të përfundonte në shtëpitë e përdoruesve në Xanthi.

Pas kontrolleve në banesë qeni i policisë ka zbuluar 12 pako, kanabisi  papërpunuar me peshë totale 5 kilogram e 412 gram, 10 pak të tjera koakinë me peshë 244.4 gram, 2 pako kanabis të përpunuar të llojit çokollatë me peshë 25.2 gram dhe 3 peshore elektronike.

Sipas njoftimit të policisë greke janë konfiskuar 2900 euro nga shitja e mallit të tyre të paligjshëm. Ndaj tyre është ngritur një dosje për posedim, fshehje dhe trafik droge dhe janë dërguar në prokurorinë e Plimmeliodiki Xanthi

U sekuestruan:

12 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 5412,6 gram
10 pako kokainë, me peshë totale 244.4 gram,
2 pako kanabis të përpunuar, me peshë totale 25.2 gram,
3 peshore elektronike precize,
shuma prej 2900 euro dhe
Telefonat celular

greqi

Sondazh

Poll