Bota

Shqyrtimi i propozimit francez, Osmani: Vizita e Von der Leyen erdhi në kohën e duhur

Në një postim në Facebook Osmani u shpreh se kjo vizitë vjen para përfundimit të procesit të konsultimeve të gjëra rreth propozimit të fundit nga Presidenca franceze në Këshillin e BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

14 Korrik 2022, 11:59 Nga d.a.
Shqyrtimi i propozimit francez, Osmani: Vizita e Von der Leyen erdhi në
Osmani dhe von der Leyen

MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani është shprehur se vizita e presidentes së BE-së Ursula von der Leyen vjen në kohën e duhur.

Në një postim në Facebook Osmani u shpreh se kjo vizitë vjen para përfundimit të procesit të konsultimeve të gjëra rreth propozimit të fundit nga Presidenca franceze në Këshillin e BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

“Me seancën e sotme të Kuvendit rrumbullakohen konsultimet që ishin realizuar me të gjithë vepruesit relevant shtetëror dhe shoqëror me qëllim të sjelljes së vendimit të duhur, i cili e prek të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Prandaj, edhe më shumë e vlerësojmë fjalimin e sotëm të Kryetares së KE-së, drejtuar deputetëve, në të cilin presim kontribut të rëndësishëm në procesin konsultativ dhe mbështetje për vazhdimin e integrimit tonë evropian. Kjo është hera e dytë në historinë tonë që Presidentja e Komisionit Evropian t’i drejtohet Kuvendit tonë. Herën e parë, Romano Prodi, në fillimet e rrugës sonë eurointegruese, me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe tani në fillimin e negociatave, si fazë përfundimtare përpara anëtarësimit tonë të plotë në Union”, shkroi Osmani.

Sipas tij Komisioni Evropian gjithmonë ka qenë një partner i dëshmuar në rrugën e procesit tonë eurointegrues, duke i analizuar në mënyrë strikte dhe objektive situatën dhe progresin e arritur, të pasqyruar në Raportet për progresin e shtetit. Këtë mbështetje e presim edhe në të ardhmen, gjatë gjithë procesit të negociatave të anëtarësimit.

bujar osmani propozimi francez ursula von der leyen ne shkup

Sondazh

Poll