Bota

"S’po thom që jom i pafajshëm, po s’di", Dardan Krivaqa me jelek antiplum shfaqet i përlotur në gjykatë

Krivaqa është shfaqur në seancë i veshur me jelek antiplumb dhe me kokën ulur, ndërkohë i pyetur nga gjykatësi nëse shpallet i pafajshëm apo i fajshëm ai ështv mbrojtur në heshje.

14 Korrik 2022, 11:00 Nga d.a.
"S’po thom që jom i pafajshëm, po s’di", Dardan
Dardan Krivaqa

KOSOVË- Është duke u zhvilluar në këto momente seanca e parë në Gjykatën e Prizrenit kundër Dridan Krivaqës dhe Arbvr Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit vitin e kaluar.

Krivaqa është shfaqur në seancë i veshur me jelek antiplumb dhe me kokën ulur, ndërkohë i pyetur nga gjykatësi nëse shpallet i pafajshëm apo i fajshëm ai ështv mbrojtur në heshje.

“S’po thom që jam i pafajshëm, po s’di”.-deklaroi ai.

Ndërkohë, i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu, është deklaruar i pafajshëm për veprat që ngarkohet. Në gjykimin ndaj Krivaqës e Sejdiut, janë parë edhe prindërit e Marigona Osmanit.

Para se të fillonte gjykimi ndaj Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, aktivistet e “Kolektivit Feminist” janë mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku kanë zhvilluar një aksion. Ato kanë vendosur në objektin e gjykatës pjesë nga aktakuza ndaj Krivaqës dhe Sejdiut.

Prokuroria Themelore në Ferizaj në fund të muajit të kaluar ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021. Sipas aktakuzës së prokurorisë, me datë 22 Gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëpunim kanë dhunuar deri në vdekje Marigona Osmanin.

dardan krivaqa vrasja e marigona osmanit arber sejdiu

Sondazh

Poll