Bota

VMRO-DPMNE vijon kundër propozimit francez: Do ta pengojmë ndryshimin e Kushtetutës

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e shtypit e partisë thuhet se populli i thotë JO bullgarizimit, dhe se ata do të pengojnë ndryshimet kushtetuese dhe me këtë edhe asimilimin e popullit.

14 Korrik 2022, 11:08 Nga d.a.
VMRO-DPMNE vijon kundër propozimit francez: Do ta pengojmë ndryshimin
protesta

MAQEDONIA E VERIUT- Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, vijon të jetë kundër propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë e cila do ti hapte rrugë procesit të integrimit drejt BE-së.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e shtypit e partisë thuhet se populli i thotë JO bullgarizimit, dhe se ata do të pengojnë ndryshimet kushtetuese dhe me këtë edhe asimilimin e popullit.

Kovaçevski dërgon njoftime në Kuvend. Ajo që i bën deputetët e LSDM-së të votojnë sot janë informacione të zakonshme. LSDM nuk e ka shumicën për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të bullgarizuar vendin. VMRO është pengesë për ndryshimin e Kushtetutës dhe nuk do të mbështesë asgjë që dëmton interesat kombëtare të Maqedonisë. Me votën e sotme, Kovaçevski vetëm konfirmon se është i gatshëm për çdo gjë, vetëm për pushtet”, thonë nga VMRO.

Ndërkohë vijoi thirrja e kësaj partie për të dalë në protesta, të cilat për sot janë paralajmëruar se do të mbahen në mesditë pikërisht kur do të nisë dhe seanca parlamentare ku do të diskutohet propozimi francez.

vmro-dpmne kunder propozimit francez protesta ne shkup

Sondazh

Poll