Politike

Kë njihni Berishën apo Alibeajn? Përgjigjet deputeti gjerman

Pyetjes se cilin njeh në krye të PD, Berishën apo Alibeajn, Ahmetoviç iu përgjigj se ai nuk komentonte atë që ndodh në politikën e brendshme duke e rikthyer vëmendjen sërish në çështjen e integrimit europian të vendit.

14 Korrik 2022, 09:29 Nga e.k
Kë njihni Berishën apo Alibeajn? Përgjigjet deputeti gjerman
Adis Ahmetoviç

TIRANË- Reporteri për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, Adis Ahmetoviç ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme ku ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE. Ahmetoviç nuk i shpëtoi interesit të gazetarëve për ta pyetur në lidhje me situatën e brendshme në Partinë Demokratike. Pyetjes se cilin njeh në krye të PD, Berishën apo Alibeajn, Ahmetoviç iu përgjigj se ai nuk komentonte atë që ndodh në politikën e brendshme duke e rikthyer vëmendjen sërish në çështjen e integrimit europian të vendit.

Adis Ahmetoviç: Unë nuk mund të komentoj gjithçka që ndodh në politikën e brendshme. E thashë shumë qartë pozicioni i qeverisë dhe i shumicës në parlamentin shqiptar është i duhuri…Ju po luftoni vit pas viti për të hedhur hapat e mëtejshëm për t’u bërë pjesë e BE. Por iu desh të prisni sërish, megjithatë Shqipëria nuk ndali së punuari për këtë ide të BE, kështu që qeveria, partitë politike në parlament kanë mbështetjen tonë të plotë për këtë agjendë".

adis ahmetoviç

Sondazh

Poll