Politike

Skandali me evazionin fiskal, Këlliçi: Nëse SPAK vazhdon hetimin Veliaj përfundon në burg

Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi tha se Merita Hajdari është një e moshuar tjetër që u përdor nga bosat e inceneratorëve për të fshehur të vjedhjet.

13 Korrik 2022, 19:30 Nga I.A
Skandali me evazionin fiskal, Këlliçi: Nëse SPAK vazhdon
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka deklaruar se nëse SPAK i shkon deri në gjysëm hetimit për aferën e evazionit fiskal, Erion Veliaj do të përfundojë në burg. Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi tha se Merita Hajdari është një e moshuar tjetër që u përdor nga bosat e inceneratorëve për të fshehur të vjedhjet. Ai gjithashtu bëri thirrje qe SPAK të vazhdojë hetimin e tij deri në fund për inceneratorët.

Postimi i Plotë:

E kam thënë dhe e rithem: Nëse SPAK ka këllqe t'i shkojë deri në gjysëm hetimit të inceneratorëve, në pranga bie direkt Erion Veliaj. Merita Hajdari ishte emri i rradhës që u përdor nga bosët e inceneratorëve. Një e moshuar që mbijeton duke mbledhur kanoçe e duke punuar në të zezë. Çdo ditë po publikohen fakte tronditëse që po i heqin maskën këtij pushteti kleptokratik. Skema e inceneratorëve është këmbanë alarmi për "drejtësinë e re". Është një test për SPAK-un dhe gjithë organet ligjzbatuese. Përse nuk thirret kryebashkiaku i Tiranës për të dëshmuar? Përse "drejtësia" ndjek dy standarde? Përse inceneratori i Tiranës nuk është konfiskuar akoma? Këto pyetje dhe shumë të tjera presin përgjigje nga organet e sipërpërmendura. Fakte të reja do të dalin në dritë. Shqipëria ka nevojë për drejtësi reale dhe të barabartë, për ndarje pushtetesh dhe sundim të ligjit. Zgjohu SPAK!

belind këlliçi afera e inceneratorëve erion veliaj

Sondazh

Poll