Politike

Rama i jep OK! 'Green Coast’ ngre një tjetër hotel në Palasë, bashkëpunimi me shoqërinë e huaj

Këtë herë “Green Coast”do të operojë me një tjetër kompani, “AÇOR SERVICES POLAND SP ZOO”, por plani i aktivitetit që do të shtrihet në truallin shtetëror nuk është bërë ende publik.

13 Korrik 2022, 20:28 Nga F.M
Rama i jep OK! 'Green Coast’ ngre një tjetër hotel në
Palasë

VLORË- Qeveria shqiptare ka vendosur t'i jap OK një tjetër ndërtimi nga shoqëria 'Green Coast' në bashkëpunim me “AçOR SERVICES POLAND SP ZOO”. Në një vendim të Këshillit të Ministrave bëhet me dije se tre pasuri në një nga perlat e rivierës së Jugur të Shquipërisë, Palasë të Vlorës janë kaluar në pronësi të shoqërisë private. Tre pasuritë janë përkatësisht me sipërfaqe 5532 m2, 2649 m2 dhe 593 m2 që do të shërbejnë për ndërtimin e një tjetër hoteli, bashkëpunim mes dy kompanive private. 

VENDIMI:

MIRATIMIN E KALIMIT TË PASURIVE NR.68/121/1, NR.68/137/2 DHE NR.5212/7/1, ME SIPËRFAQE, PËRKATËSISHT, 5532 M2, 2649 M2 DHE 593 M2, TË NDODHURA NË ZONËN KADASTRALE 1739, NGA PRONË SHTETËRORE, NË PRONË PRIVATE, PËR SHOQËRINË “GREEN COAST”, SH.P.K., DHE MIRATIMIN E PROJEKTKONTRATËS QË DO TË LIDHET PËR KËTË QËLLIM, NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË DHE SHOQËRISË “GREEN COAST”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 2, të aktit normativ nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe në vijim, të pikës 7, të vendimit nr.807, datë 11.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të kushteve për kalimin e pronës shtetërore në pronë private, në funksion të planeve të përgjithshme vendore”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e kalimit të pasurive nr.68/121/1, nr.68/137/2 dhe nr.5212/7/1, me sipërfaqe, përkatësisht, 5532 m2, 2649 m2 dhe 593 m2, të ndodhura në Palasë, Himarë, zona kadastrale 1739, nga pronë shtetërore, në pronë private, për shoqërinë “Green Coast”, sh.p.k., në funksion të planit të përgjithshëm vendor, sipas planrilevimit, bashkëlidhur këtij vendimi, me kushtin e realizimit të projektit si dhe të marrëveshjes Franchise, të lidhur midis palëve “Green Coast”, sh.p.k., dhe “AÇOR SERVICES POLAND SP ZOO”.

2. Miratimin e projektkontratës, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si shitës, dhe shoqërisë “Green Coast”, sh.p.k., si blerës, për pasuritë shtetërore nr.68/121/1 me sipërfaqe 5532 m2, nr.68/137/2 me sipërfaqe 2649 m2, dhe nr.5212/7/1, me sipërfaqe 593 m2, të cilat ndodhen në Palasë, Himarë, zona kadastrale 1739, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

edi rama samir mane green coast

Sondazh

Poll