Politike

Harta/ Alibeaj ngre tonet: Njerëzit do marrin pushkën për drejtësi. Bushka: Mos na flisni për hënën dhe yjet

Ai u ndërpre nga kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka.

13 Korrik 2022, 19:34 Nga F.M
Harta/ Alibeaj ngre tonet: Njerëzit do marrin pushkën për
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka ngritur shqetësimin për shpenzimet që do tu shtohen qytetarëve me hartën e re gjyqësore. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj tha se qytetarët që nuk kanë mundësi të përballojnë ato shpenzime do të bëjnë vetëgjyqësi. Ai u ndërpre nga kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka. Kjo e fundit i tha se nuk mund të bënte çdo pyetje që i vjen në mendje në Komision, ndërsa Alibeaj tha se e kanë për detyrë t'i përgjigjen.

Pjesë nga biseda:

Alibeaj: Një qytetari që shkon në gjykatën e Pukës, shkon të zgjidhë konfliktin  e vet, sot harxhon X lekë. Nesër me hartën e re, do niset nga Puka çalë çalë, do shkojë në Shkodër, do marrë një avokat të shtrenjtë, po do hajë, do flejë…Kjo është llogari që nuk ka të bëjë me buxhetin familjar, por me aksesin në drejtësi. Nëse është një shumë e papërballueshme, nuk do bëjë padi, por do marrë pushkën për të bërë drejtësi.

Llagami: 15 qytetarë janë sot në Pukë dhe KLGJ nuk ka pse të bëjë sot analizë, sepse kjo është detyrë e ekzekutivit. Ajo që duhet të bëjmë ne, është aksesi tek sistemi në drejtësi. Tek gjykata e Pukës do të hapet një zyrë e ndihmës juridike.

Bushka: Nuk mund ta ndërprisni kur zonja flet. Pyetjet i bëtë.

Alibeaj: E ka për detyrim të përgjigjet

Bushka: Jo për gjithë hënën dhe yjet që bëni ju këtu

Alibeaj: Kur thashë një qytetar të Pukës, është vetëm për një. Më llogarit të gjithë qytetarët e nën gjykatave që do të harxhojnë lekët.

Llagami: KLGJ nuk merret me kostot familjare. Palët do kenë avokat, do ofrohen shpenzime sipas ligjit.

enkelejd alibeaj klotilda bushka harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll