Politike

Kryemadhi padit Valterin për kallëzim të rremë: Denoncimi i tij u bë për të hequr vëmendjen nga skandali me evazionin fiskal

Ajo tha se akuzat e Valterit janë bërë për të shmangur vëmendjen nga evazioni fiskal.

13 Korrik 2022, 23:49 Nga F.M
Kryemadhi padit Valterin për kallëzim të rremë: Denoncimi i
Monika Kryemadhi dhe Halit Vlateri

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se ka bërë një kallëzim kallëzim penal për deklarim të rremë nisur nga dosja e depozituar nga ish-deputeti Halit Valteri në Prokurorinë e Posaçme Kundër korrurpsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kryemadhi hodhi poshte akuzat e Valterit, i cili i ka denoncuar për kontrata lobimi të financuara nga fonde të padeklaruara. Ajo tha se akuzat e Valterit janë bërë për të shmangur vëmendjen nga evazioni fiskal.

‘Unë mendoj se ‘Zëri i Amerikës’ e di shumë mirë që si funksionojnë kontratat e lobimit më mirë se Monika apo Halit Valteri me të cilin s’kam fare ndërmend të merrem. Unë i kam bërë një kallëzim për deklarim të rremë. Kaq dhe nuk merrem më me të. Por, subvencioni që bëhen nga paratë e inceneratorëve ku ne presim të shikojmë 128 milionë euro të cilat kryeministri shqiptar thotë që duhet të investoheshin nga koncesionari i inceneratorëve në mënyrë që të merrnin shpërblimin prej 29 eurosh toni, kjo gjë nuk ka ndodhur. Paratë e shqiptarëve janë përdorur për blerjen e mediave dhe politikanëve, blerjen e kohës televizive, blerjen e bizneseve edhe të politikanëve për t’u mbyllur gojën. Kjo është një situatë që për të shmangur vëmendjen nga e gjithë kjo skemë korruptive ku po të kishte një sistem drejtësie dhe ku SPAK të ishte vërtet SPAK, do të kishte hetuar jo vetëm aferën korruptive të inceneratorëve por do të kishte zbardhur dhe të gjithë përdorimin dhe futjen e parave që vijnë jashtë biznesit shqiptar dhe janë futur në qarkullim. Përveç kësaj kanë dëmtuar ekonominë shqiptare.’- tha Kryemadhi.

Në 16 maj, gazetar e madhe austriake, "Kronen Zeitung"  hapi faqen e pare ku akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited. Por Meta i mohoi gjithçka duke u shprehur se ai dhe Vasili kanë pasur ftesë zyrtare. Po ashtu, edhe Kryemadhi ka mohuar gjithçka. Pak javë më parë Halit Valteri depozitoi padinë në SPAK.

monika kryemadhi halit valteri

Sondazh

Poll