Politike

PD nxjerr dokumentet: Kompania e Kapllanajt ka përfituar tendera miliona euro nga Rama

Me anë të një postimi në Facebook, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo është shprehur se miliona euro janë fituar nga Kapllanaj, duke publikuar dhe disa dokumente.

13 Korrik 2022, 20:54 Nga I.A
PD nxjerr dokumentet: Kompania e Kapllanajt ka përfituar tendera miliona
Floriana Garo

TIRANË- Partia Demokratike, i është përgjigjur ish-kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, pas deklaratës së këtij të fundit ku mohoi akuzat e bëra nga Sali Berisha se ai është bashkëpunëtori më i ngushtë i Enkelejd Alibeaj dhe se ka fituar para me thes nga tenderat. Me anë të një postimi në Facebook, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo është shprehur se miliona euro janë fituar nga Kapllanaj, duke publikuar dhe disa dokumente.

Postimi i Plotë:

Lidhur me mohimin e tenderave te fituar nga firma e Kapllan Pallatit nga regjimi i Edi Rames! Dje, me nje status si te shkruar nga Alibasha, Kapllan Pallati reagoi ndaj deklarates se Kryetarit te PD ne emisionin Open, ne te cilin ai akuzoi Alibasho-opoziten, ne rastin konkret Kapllan Pallatin, si opozite tendermenesh te qeverise Rama. Ai jo vetem mohoi dhjetra e dhjetra tendera qe kompania e tij familjare ka fituar si shperblim per opozitarizmin e forte nga regjimi i Edi Rames, por kercenoi edhe me padi ne gjykata.

Me kete rast, i kujtojme Kapllan Pallatit dhe Alibashes se tij se ne fotot e faqeve qe po postojme me poshte, gjenden dhjetra e dhjetra tendera me vlere dhjetra miliona euro te fituara nga firma e tij familjare nga regjimi Rama. Gjithashtu, me poshte do te gjeni edhe tabelen e nje studimi ne te cilen kjo kompani renditet nder 11 kompanite e klienteles se Rames ne raport me tenderat e fituar nga pushteti.

enkelejd alibeaj floriana garo agron kapllanaj

Sondazh

Poll