Politike

Garo i nxorri dokumentet, Kapllanaj: Berisha fshihet pas një gruaje, iku koha kur vendosje gjoba

Ai përmend dyqane në zonën e ish-Bllokut, Lojërat e Fatit e tregtinë e boronicave që sipas tij jnë vetëm disa prej arsyeve që familja Berisha është shpallur non grata.

13 Korrik 2022, 23:33 Nga F.M
Garo i nxorri dokumentet, Kapllanaj: Berisha fshihet pas një gruaje, iku
Sali Berisha dhe Agron Kapllanaj

TIRANË- Agron Kapllanaj i është përgjigjur akuzave të Floriana Garos, zëdhënëses së Partisë Demokratike që publikoi dokuemntet këtë pasdite, përmes të cilave, sipas saj,dëshmonin tenderat që ka përfituar ish-kreu i PD në Mallakastrës.

Në një postim në Facebook, Kapllanaj thotë se ish-kryeministri Sali Berisha është fshehur pas një gruaje për të bërë sulmet e tij, referuar Garos. Ai shton se koha kur Berisha ka vendosur gjoba ka marrë fund dhe përmend dyqane në zonën e ish-Bllokut, Lojërat e Fatit e tregtinë e boronicave që sipas tij jnë vetëm disa prej arsyeve që familja Berisha është shpallur non grata.

Postimi i Agron Kapllanajt:

Sali Berisha ka ngatërruar adresë. Mendon se jeton ende në kohën kur  ai dhe familjarët e tij u vinin gjoba bizneseve për çdo tender. Tani që kjo kohë ka mbaruar, numërojnë tenderat publikë si lek gjobash që u mungojnë në arkën e shtëpisë. Ne fakt kjo tregon qartë për karakterin e tyre. Për frikën që kanë për milionat e fshehura në tregtinë e boronicave, të lojrave të fatit apo dhe dyqane në bllok. Për këto dhe të tjera akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve është shpallur familjarisht non grata. Sali Berisha ndoshta e ka harruar se kur vinte gjoba me pushtetin e tij dërgonte familjarët për ti mbledhur. Ndërsa tani kur qajnë familjarisht  për gjobat e pamarra nxjerrin gratë e botës e fshihen pas fustanit të tyre.

Garo i nxorri dokumentet, Kapllanaj: Berisha fshihet pas një gruaje, iku
Postimi i Kapllanajt

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar ish-kryetarin e degës së PD në Mallakastër, Agron Kapllanajn se ka fituar tendera dhe para të dala nga evazioni fiskal përmes komanisë së tij. Ai e ka cilësuar edhe njeriun e besuar të deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj që sipas Berishës, i shërben kryeministrit Rama.

sali berisha agron kapllanaj

Sondazh

Poll