Politike

"Ke duart me gjak, të shkoje në burg", Bardhi përplaset me Manjën, ministri: S'jam vrasës

Ai i tha deputetit se i kishte duart e lyera me gjak e se është bërë shkak për të future familje në konflikt.

13 Korrik 2022, 19:30 Nga F.M
"Ke duart me gjak, të shkoje në burg", Bardhi përplaset
Gazment Bardhi

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi janë përplasur ashpër në Komisionin e Ligjeve. Bardhi ngriti tonet dhe ushpreh se Manja duhet të ishte në burg, por nuk mungoi as përgjigjia nga ana e ministrit. Ai i tha deputetit se i kishte duart e lyera me gjak e se është bërë shkak për të future familje në konflikt.

Pjesë nga debati:

Manja-Bardhit: I pyetët qytetarët e Bulqizës, të Malësi së Madhe etj. U ngritët në mëngjes…Jo se nuk ke pyetur asnjë. Ditën që ike nga zyra dyfishove tarfiat për qytetarët shqiptarë  dhe që e kemi fituar në Gjykatë të Apelit. Ky është shqetësimi që ke ti për shqiptarët.  Nuk dua përgjigje prej teje se e ka dhënë Gjykata e Apelit me vendim. Të ka rrëzuar udhëzimin e përbashkët për tarfiat që ke firmosur me Ministrin e Financave. Dhe vjen këtu dhe flet për shqetësimet e qytetarëve. Unë kam ardhur me shumë seriozitet për të diskutuar për hartën. Është një proces që është ndarë mes  KLGJ dhe ministrit të Drejtësisë për buxhetimin dhe logjistikën e hartës.

Bardhi-Manjës: Ti duhet të ishe në burg

Manja: Unë s’jam vrasës

Bardhi: Je më shumë sesa vrasës, ti je vrasës dhe hajdut

Manja: unë nuk i kam duar të lyera me gjak. As xhaketën se kam të lyer me gjak dhe nuk e fus familjet shqiptare në konflikt

ulsi manja gazment bardhi harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll