Politike

Berisha non grata, Kryemadhi: Zero shqetësim, çështja e tij personale, ne na bashkon opozitarizmi

13 Korrik 2022, 19:23 Nga F.M

Berisha non grata, Kryemadhi: Zero shqetësim, çështja e tij

Zonja Kryemadhi kontrollin e Partisë Demokratike e ka marrë ish-kryeministri Sali Berisha, a përbën për ju shqetësim fakti që zoti Berisha është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qëndrimet e Ambasadës Amerikane, qëndrimet e administratës amerikane janë të qarta që ata nuk do të bashkëpunojnë më një forcë politike të drejtuar nga zoti Berisha?

Unë mendoj që zoti Berisha e ka çështje personale çështjen e të shpallurit non grata. Është një çështje të cilën e ai e ka nisur rrugën e vet të sqarimit. LSI është një strukturë politike më vete por sigurisht qëndresat e opozitarizmit në raste të tilla siç janë përkundrejt çmimeve të larta, siç është përkundrejt mungesës së mundësive që iu jepen shqiptarëve. Sepse ne flasim çdo ditë korrupsioni, korrupsioni por kur nuk ka reagim për korrupsionin. Dhe kur në fund të ditës shqiptarët pranojnë të bashkëjetojnë më korrupsionin, pranojnë të bashkëjetojnë me çdo gjë tjetër për shkak se është e vetmja mënyrë për të mbijetuar në Shqipëri dhe kush nuk pranon një zgjidhje të tillë ngren rrobat dhe largohet emigrant, mendoj që sot ne na duhet më shumë një unifikim dhe hapje e të gjithë skenës politike për rikthimin e të rinjve dhe të rejave kudo që janë dhe për të drejtuar klasën politike. Sepse nëse ne nuk do t’i japim mundësinë të rinjve dhe të rejave atë që në zgjedhjet e 25 prillit, ku paratë e inceneratorëve, paratë e drogës, paratë e korrupsionit, paratë e koncesioneve u përdorën për të tjetërsuar votën. Rasti i zgjedhjeve të kaluara tregon sesa e pamundur është për të rinjtë dhe të rejat të përfshihen në politikë, të përfshihen në vendimmarrje, të përfshihen në hartimin e politikave. Sepse sot, është më e kollajshme të jësh një trafikant droge osë një i dënuar për prostitucion dhe je deputet në parlament. Sesa për një të ri apo të re që janë shkolluar jashtë shtetit, janë të zotë, janë studentë të ekselencës të jenë të përfshirë në politikën shqiptare.

Sondazh

Poll