Politike

Dekriminalizimi/ PD-Arta Markut: Pjetri, i dënuar në Itali. Verifiko figurën e tij

2 Gusht 2019, 08:38 Nga DOSJA
Dekriminalizimi/ PD-Arta Markut: Pjetri, i dënuar në Itali. Verifiko

TIRANE- Ditën e sotme Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë ugjentisht  pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit, i cili u regjistruar në votime si kandidat i PS për Bashkinë e Shkodrës. PD thekson se Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar në vitin 2001-2002 në Itali, por nuk bën me dije arsyet pse Pjetri është dënuar në shtetin fqinj.

Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, indicie dhe dëshmi publike se Valdrin Pjetri nuk mund të ushtrojë funksion publik për shkak te ligjit të dekriminalizimit.

Në vitin 2001-2002, Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence, Itali) dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Valdrin Pjetri nga periudha 2002 – 23.03.2010 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”-thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Sipas PD-së nëse këto të dhëna publike verifikohen pa vonesë nga Prokuroria, kjo do të thotë se Valdrin Pjetri nuk mund ta marrë detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, as si rrjedhojë e votimeve të pavlefshme të 30 Qershorit.

Kërkesa e PD-së për Arta Markun

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta marku dënimi i valdrin pjetrit në itali pd kërkesë arta markut valdrin pjetri arta marku dënimi i valdrin pjetrit në itali pd kërkesë arta markut valdrin pjetri

Sondazh

Poll