Politike

Tenderi për uniformat e Policisë/ MB i përgjigjet PD: Shpifje, s’njihni ligjin në fuqi

2 Gusht 2019, 07:25 Nga DOSJA
Tenderi për uniformat e Policisë/ MB i përgjigjet PD: Shpifje,

TIRANË- Akuzave të Partisë Demokratike se tenderi prej 30 milionë euro i uniformave të policisë është korruptiv dhe i paracaktuar, iu është përgjgigjur sot ministria e Brendshme. Në një reagim zyrtar, MPB sqaron se PD nuk njeh ligjin në fuqi dhe se e gjithë procedura është e rregulltë dhe ligjore.

MPB mohon që ky tender të skualifikojë operatorët e tjerë, për të favorizuar një operator, si edhe fton të gjithë që të konkurrojnë për këtë tender. Pas reagimit të Ministrit, një koment në rrjetet sociale e ka bërë edhe numri një i këtij dikasteri, Sandër Lleshaj.

Ministri thotë se PD do të përballet në gjykatë për shpifjet, dhe se ai nuk është soji i politikanëve që vjedhin shtetin.

Ditën e djeshme, Partia Demokratike denoncoi përmes Lealba Pelnikut se Lleshaj po zhvillon një tender korruptiv për uniformat e Policisë me vlerë 30 milionë euro duke skualifikuar operatorët për të favorizuar kompaninë “Gjergjegji”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike sander lleshaj tenderi per uniformat e policise sander lleshaj tenderi per uniformat e policise

Sondazh

Poll

Politike 1 Gusht 2019, 17:26

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas konferencës për mediat sot në mesditë ku bëri thirrje për dialog, është larguar nga Tirana.Meta ka postuar ...