Politike

Basha nxjerr videon: Rama asnjë fjalë për shpalljen non grata të Dakos nga SHBA

2 Gusht 2019, 08:09 Nga DOSJA
Basha nxjerr videon: Rama asnjë fjalë për shpalljen non grata

Tiranë-Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për shpalljen non-grata nga SHBA të Vangjush Dakos.

Basha ka theksuar se Rama dhe Veliaj janë pjesë edhe e aferës së 6 kullave me vlerë 200 milionë euro për çështjen e Teatri Kombëtar.

“Afera e 6 kullave 200 milionë euro e treshes Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës është obsesioni dhe makthi i hajdutit psiqik që akoma nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako”, shprehet Basha.

Vangjush Dako, kryetari në ikje i Bashkisë Durrës, nuk do të ketë më mundësi të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky lajm u bë publik nga “Zëri i Amerikës”, ku thuhet se vendimi për Dakon, përfshin edhe anëtarët e familjes së tij. Ky vendim vjen pas akuza ndaj Dakos. Të fundit ishin përgjimet e Bild.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha ndalin hyrje në shba vangjush dako lulzim basha ndalin hyrje në shba vangjush dako

Sondazh

Poll