Politike

Priten tensione në Prenjas, Miranda Rira nuk liron zyrën: Zgjedhjet më 13 tetor

2 Gusht 2019, 08:24 Nga DOSJA
Priten tensione në Prenjas, Miranda Rira nuk liron zyrën: Zgjedhjet

Prenjas: Ditën e sotme është konstituar Këshilli Bashkiak i Prenjasit. Miranda Rira, ish-kryebashiakja ka deklaruar se nuk do ta lirojë zyrën.

“Zgjedhjet lokale do të mbahen më 13 tetor.  Jam në zbatim të ligjit. Nuk liroj zyrën”, ka deklaruar Rira.

“Nuk e liroj zyrën jam në shërbim të qytetarëve. Jam në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës. Zgjedhjet lokale të 2019 do mbahen 13 tetor. Çdo tentativë për të dhunuar institucionin do ndiqet penalisht. Votimet e 30 qershorit të paligjshme. Në 30 qershor, votime moniste të Rilindjes. Qytetarët nuk kishin alternativë në 30 qershor. Kandidati hajdut i Rilindjes dhe këshilli monist me vetëm 8% të votuesve. Në mbështetje të kryetares së bashkisë së Prrenjasit është dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.”- është shprehur Rira.

Tensione për mos-lirin e  zyrës pati disa ditë më parë në Kavajë. PD protestoi jashtë bashkisë teksa u betua Redjan Krali. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike miranda rira zgjedhjet lokale të 30 qershorit miranda rira zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Sondazh

Poll