Politike

Aksioni kundër informalitetit, Braçe i prerë: S’do i hapet askujt telefoni, vijojnë kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elb

2 Gusht 2019, 07:45 Nga DOSJA
Aksioni kundër informalitetit, Braçe i prerë: S’do i

Tiranë- Zv-kryeministri Erion Braçe ka deklaruar se aksioni kundër informalitetit do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Ai ka theksuar se do të vijojnë kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe se nuk do të pyetet për emra kompanish apo pronarësh por do të zbatohet ligji.

“Aksioni ka filluar nga dita e djeshme. Nuk do të ketë më karburante pa kupton tatimor. Do të vijojnë kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Nuk pyesim për emrat e kompanive, do të vijojnë me punën. S’do i hapet askujt telefoni. Dua ti bëj një thirrje qytetarëve drejtoresha e ka telefonin të hapur dhe unë mirëpres qytetarëve mesazhe. I falënderoj të gjithë ata që na vënë e dijeni për ata që operojnë në kushte paligjshmërie.”, u shpreh Braçe.

Vijon aksionit kundër informalitetit. Tatimet i kanë vënë kyçin Taivanit në Tiranë. Pronarit Besnik Sulës i mbyllur restoranti, kafeneja dhe kazinoja. Ky vendim është marrë për mungesë të kuponit tatimor nga ana e biznesit. Po kështu është gjobitur edhe hotel Rogneri për mungesë të kuponit tatimor.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni kunder informalitetit erion brace mbyllet taivani aksioni kunder informalitetit erion brace mbyllet taivani

Sondazh

Poll

Politike 1 Gusht 2019, 17:26

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas konferencës për mediat sot në mesditë ku bëri thirrje për dialog, është larguar nga Tirana.Meta ka postuar ...