Politike

A duhet përsëriten zgjedhjet e 30 qershorit? Palmer kritika të forta për procesin: Popullit iu mohua alternativa

1 Gusht 2019, 20:37 Nga DOSJA
A duhet përsëriten zgjedhjet e 30 qershorit? Palmer kritika të

SHBA- Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Mattheë Palmer, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, tha se nëse zgjedhjet duhet të përsëriten ose jo, ky është një vendim që i takon gjykatës ta marrë dhe jo Shteteve të Bashkuara.

Palmer shprehet se zgjedhjet kanë pasur problemtatike, ku thekson “procesi i përgjithshëm i mohoi popullit të Shqipërisë një alternativë kuptimplote”

Po, por edhe SHBA kishin vëzhguesit e tyre në zgjedhje. Pra, bazuar në këtë fakt, mendoni se zgjedhjet duhet të përsëriten?

Unë mund t’ju them se vëzhguesit tanë panë dhe ndoqën nga shumë afër atë që dëgjuam nga Misioni Monitorues i OSBE-ODIHR-it, pra që zgjedhjet dhe procesi aktual i votimit u zhvilluan kryesisht në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, por procesi i përgjithshëm i mohoi popullit të Shqipërisë një alternativë kuptimplote. Pra, ekzistojnë shqetësime dhe rezerva reale në lidhje me vetë zgjedhjet, siç artikulohen nga OSBE-ja. Përsa i përket se cilat janë përgjigjet e duhura ndaj kësaj, ne do dëshironim ta shihnim këtë të dilte nga institucionet shqiptare.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mathew palmer parregullësi në zgjedhje zgjedhjet e 30 qershorit 2019 mathew palmer parregullësi në zgjedhje zgjedhjet e 30 qershorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 1 Gusht 2019, 17:26

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas konferencës për mediat sot në mesditë ku bëri thirrje për dialog, është larguar nga Tirana.Meta ka postuar ...