Politike

Gjoba kundër “Rogner-it”, Erion Braçe: S’do ndalemi nga emrat apo miku

1 Gusht 2019, 19:36 Nga DOSJA
Gjoba kundër “Rogner-it”, Erion Braçe: S’do

TIRANË- Hetimi Tatimor ka gjetur në shkelje sot hotel “Ronger” në Tiranë, për mos lëshimi të kuponit tatimor. Në një reagim në Facebook, zëvendës Kryeminsitri Erion Braçe, është shprehur se askush do të shpëtojë nga kontrollet. Braçe thekson se bizneset e mëdha kanë detyrimin të parat për të nxjerrë kupton e faturë për çdo shitje.

Sipas Braçes, përpjekja e përditshme për ligjshmëri po shkon lart, tek të mëdhenjtë dhe atje do të rrijë. Ai thekson se inspektorët nuk do të kthehen pas, pavarësisht emrit të biznesit dhe mikut që kanë.

 “Kupon e faturë për çdo shitje kudo! Tek të mëdhenjtë së pari! Ligjshmëria në çdo transaksion është detyrim! Nuk kërkojmë asgjë më shumë se kaq! Asgjë! Të zbatohet ligji dhe për çdo transaksion të ketë një kupton tatimor apo një faturë tatimore! Përpjekja e përditshme për ligjshmëri po shkon lart, tek të mëdhenjtë dhe atje do të rrijë! Çdo ditë! Pa u kthyer pas nga emrat, xhiroja e madhe, miku apo klienti! Dua t’i falenderoj inspektorët e Hetimit Tatimor Qendër për korrektësinë në zbatimin e ligjit! Tani ligjshmëri tek të gjithë!”, shkruan Erion Braçe.

Hotel ‘Rogner’ disponon 178 dhoma dhe mësohet se në momentin e kontrollit të zëna ishin 72 dhoma, nga të cilat rezultoi se për 7 prej tyre nuk ishte lëshuar kupon. Për këtë arsye inspektorët tatimorë e kanë gjobitur këtë subjekt me 150.000 lekë.

Ditët e fundit qeveria ka marrë një aksion të gjerë kundër informalitetit duke mbyllur disa biznese. Vet kryeministri ka nxitur tatimet për këtë aksion, i cili tashmë do të vijojë tek ata që tregtojnë hidrokarbure dhe tek bizneset e mëdha.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace gjobe rognerit hetimi tatimor erion brace gjobe rognerit hetimi tatimor

Sondazh

Poll

Politike 1 Gusht 2019, 17:26

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas konferencës për mediat sot në mesditë ku bëri thirrje për dialog, është larguar nga Tirana.Meta ka postuar ...