Politike

Xhafaj ngre zërin në Komision: Duhet të kesh nerva të dëgjosh këto debate, avokatët kanë ndërmarrë një vendim ekstrem

Xhafaj tha se avokatët janë në të drejtën e tyre të kundërshtojnë hartën e re gjyqësore, por shtoi se bojkoti është një vendim ekstrem.

13 Korrik 2022, 19:05 Nga F.M
Xhafaj ngre zërin në Komision: Duhet të kesh nerva të
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj u revoltua pasi nuk po shikonte se deputetët po gjenin dakortësi në Komisionin e Ligjeve për hartën e re gjyqësore. I pranishëm në sallë, Xhafaj tha se avokatët janë në të drejtën e tyre të kundërshtojnë hartën e re gjyqësore, por shtoi se bojkoti është një vendim ekstrem.

 “Duhet të kesh stomak dhe nerva shumë të forta që pas shumë diskimesh dhe fryme konstruktive mes nesh, për atë arsye që jemi mbledhur. Dua të them vazhdimit dhe nga institucionet e pavarura, përpiqen që këto problematika që janë t’ia veshin procesit të reformës në drejtësi. Nuk ka një proces perfekt, dhe as ligje perfekte. Ama sot jemi 5-6 vite nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese, 3 vite nga fillimi i punës së institucioneve të reja. Është rruga e duhur. Nëse ka dikush kontestime për përmbajtjen e ligjeve të reformës, ky është vendi. Kemi kaluar 3 vite rezoluta, kemi bërë 3 ndryshime ligje në këto 3 vite, dhe rrotullohemi te disa favore, por nuk kontestohet thelbi i gjësë. Çështjes që lidhen me përgjegjshmëri politike në këtë proces, menaxhimin e këtij procesi, me aftësinë tonë për t’u përballur me vështirësitë e krijuara për të gjetur zgjidhje, s’duhet t’i kalojmë si probleme të reformës, por t’i shohim si përgjegjësi për t’i dhënë zgjidhje. Këtë e kam për kolegët përballë por dhe për kolegët e mi, dhe në mënyrë të veçante për institucionet e drejtësisë. Është domosdoshmëri ndryshimi i hartës gjyqësore. Askush se bë në diskutim këtë. Më shqetëson shumë personalisht, kohëzgjatja e madhe. Kjo mund të mos shkojë në raport me angazhimet e tyre, por nuk është aq e rëndësishme se para thelbit. Ajo që shoh është mungesa e një procesi bindës. Ajo punë e jashtëzakonshme që është bërë, nuk është mirëmenaxhuar në një proces të hapur dhe transparent me grupet e interesit dhe me institucionet e tjera me rëndësi, si avokatia. Të jemi të kujdesshëm të gjithë me avokatinë. Jo vetëm që janë pjesë e sistemit avokatët, por kanë dhënë kontribut në këtë sistem të drejtësisë. Ajo që është më rëndësi, po mbajnë një barrë të jashtëzakonshme në këto kushte të sistemit. Duhet t’i vlerësojmë. E vlerësoj qëndrimin e avokatëve, ngrenë zërin e tyre. Nuk ka herezi. Personalisht nuk jam shumë dakord me pozicionin ekstrem të tyre. Të kishin bërë një tjetër hap,”- tha Xhafaj.

fatmir xhafaj reforma e re gjyqesore ligjet 13 korrik 2022

Sondazh

Poll