Aktualitet

Goditen shtëpitë e barit të shqiptarëve në Barcelonë, 11 persona në pranga. Hetimi nisi që më 2021

Hetimi për grupin shqiptar filloi në fund të vitit 2021 dhe në janar të këtij viti u bë i mundur arrestimi i dy personave përgjegjës për një plantacion në një shtëpi në Castellbisbal (Vallès Occidental) me 1264 bimë të mbjella. 

13 Korrik 2022, 16:00 Nga k.m.
Goditen shtëpitë e barit të shqiptarëve në
Foto ilustruese

SPANJË- Policia spanjolle ka zbërthyer një grup kriminal me origjinë shqiptare, i cili merrej me kultivimin dhe shpërndarjen e marijuanës në Barcelonë, Tarragona dhe Girona. Hetimi për grupin shqiptar filloi në fund të vitit 2021 dhe në janar të këtij viti u bë i mundur arrestimi i dy personave përgjegjës për një plantacion në një shtëpi në Castellbisbal (Vallès Occidental) me 1264 bimë të mbjella. 

Një shtëpi tjetër u gjet në El Vendrell (Baix Penedès), me makineri, por pa produkt dhe ku u arrestuan dy persona të tjerë, ndërsa në maj u ndërhy në një shtëpi tjetër në Caldes de Malavella (Selva), ku u gjetën 122 bimë dhe 76 kilogramë kanabis por edhe shtatë persona, të cilët u arrestuan si përgjegjës për plantacionin.

Gjithsej, në pranga kanë përfunduar 11 persona, të cilët po hetohen si autorë të dyshuar për veprën penale të trafikut të drogës, akuzës për grup kriminal dhe mashtim me energjinë elektrike./ Marrë nga diarimes.com

spanje kapen shqiptaret ne spanje

Sondazh

Poll