Politike

Përballja në Gjykatë, Vokshi: Ministrja e Arsimit po përdor gjykatën për të mbyllur gojën, e kthyen arsimin në celulë të PS

Dy javë më parë nga seanca e mëparshme gjyqësore, Vokshi është shprehur se Kushi nuk është paraqitur në gjyq. Ajo gjithashtu ka kërkuar që ministrja të dorëhiqet.

13 Korrik 2022, 13:18 Nga e.k
Përballja në Gjykatë, Vokshi: Ministrja e Arsimit po përdor
Albana Vokshi

TIRANË- Ka përfunduar seanca gjyqësore mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe ministres së Arsimit Evis Kushi, pasi kjo e fundit e kishte akuzuar për shpifjen deputeten demnokrate. Deputetja Albana Vokshi dha një deklaratë për mediat në dalje të seancës ku u shpreh se ministrja e Arsimit po përdor gjykatën për të mbyllur gojën për të mos bërë denoncime.

"Ministrja Kushi tentoi që unë të tërhiqja denoncimet e mia. Por kjo nuk ndodhi. Pasi ajo është përgjegjëse që e ka degraduar sistemin arsimor dhe e a shndërruar arsimin në një celulë të PS. Si mundim ne të pajtohemi me Evis Kushin dhe Edi Ramën që mbajnë përgjegjësi morale dhe politike për gjendjen e arsimit në Shqipëri", tha Vokshi për mediat.

E gjithë përballja mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe ministres së Arsimit Evis Kushi nisi me 7 prill ku deputetja demokrate denoncoi faktin që sipas saj pyetjet e testit të vlerësimit për mësuesit parauniversitarë kanë dalë një ditë para provimit për të “favorizuarit”. Demokratja publikoi një mesazh të marrë nga një mësuese në Elbasan, e cila ka dërguar me dokumenta pyetjet e provimit që i kishte shpërndarë drejtori i shkollës së saj një ditë para provimit që do të zhvillohej në Tiranë. Sipas mësueses, të gjitha ishte nxjerrë me porosi të ministres së Arsimit, Evis Kushi, për personat e saj të afërm. Nga na tjetër Kushi iu përgjigj menjëherë teksa i cilësoi shpifje akuzat e bëra si dhe ngriti një padi në Gjykatë kundër Vokshit madje e sfidoi dhe me dorëheqjen e saj nëse akuzat provohen. Dy javë më parë nga seanca e mëparshme gjyqësore, Vokshi është shprehur se Kushi nuk është paraqitur në gjyq. Ajo gjithashtu ka kërkuar që ministrja të dorëhiqet.

 

 

 

albana vokshi evis kushi

Sondazh

Poll