Politike

Integrimi në BE, deputeti gjerman takon Ballën: Të punojmë që javën e ardhshme të çelen negociatat

Ndërkohë nga ana e tij deputeti gjerman Adis Ahmetoviç, u shpreh shpreh optimist për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në javën e ardhshme si dhe theksoi mbështetjen e Gjermanisë në këtë proçes.

13 Korrik 2022, 12:18 Nga e.k
Integrimi në BE, deputeti gjerman takon Ballën: Të punojmë
Taulant Balla dhe Adis Ahmetoviç

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla është takuar sot në Tiranë me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç. Gjatë konferencës së përbashkët kreu i Grupit Parlamantar të Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh optimist për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në javën e ardhshme. Ai theksoi gjithashtu se kancelari gjerman, Olaf Scholz është i qartë për procesin e Berlinit dhe ka prioritet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor. Balla nënvizoi se Ballkani i Hapur ka dhënë rezultate konkrete, pasi bazohet në parimet bazë të BE, atë të lëvizjes së lirë të mallrave.

Ndërkohë nga ana e tij deputeti gjerman Adis Ahmetoviç, u shpreh shpreh optimist për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në javën e ardhshme si dhe theksoi mbështetjen e Gjermanisë në këtë proçes.

Taulant Balla: “Në mënyrë që javën e ardhshme të jetë e mundur mbajtja e të dy konferencave ndërqeveritare e Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kemi diskutuar për plotë çështhje. Ne vlerësojmë shumë procesin e Berlinit, si një proces që  ka ndikuar pozitivisht me rezultate konkrete. Në vlerësimin tonë Ballkani i Hapur është instrumenti i duhur që ka mundësuar që parimi themelor i BE të implementohet edhe në rajoni tonë si një instrument që ka dhënë rezultate konkrete. Kancelari është shumë i qartë në vazhdimin e procesit të Berlinit. E ka në prioritet ecjen përpara në procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. Gjej rastin ta falënderoj Adis Ahmetoviç për Kosvësn në Këshillin e Europës”.

Adis Ahmetoviç: “Ne si qeveri e re e shohim Shqipërinë, si anëtar të BE. Para 3 javësh patëm një konferencë, duhet ta them që jam edhe vetë kritik. Kishim një shans historik t’i jepnim Kosovës liberalizimin e vizave dhe të ndihmonim Shqipërinë e RMV në rrugën e integrimit. Do punojmë që javën e ardhshme që Shqipëria të nisë negociatat Keni edhe mbështetjen time personale për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE…Për të përfaqësuar kompromisin e BE për të gjetur një zgjidhje për Shqipërinë dhe RMV.”

Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë ngecur pasi Bullgaria ka vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut për shkak të konflikteve të vjetra historike që lidhen me minoritetet mes dy vendeve. Propozimi francez i cili pritet të votohet në parlementin maqedonas pavarsisht kundërshtive të opozitës duket se më në fund do i japë zgjidhjeje një çështjeje që nuk mban vetëm Maqedoninë e Veriut të bllokuar por dhe Shqipërinë.

taulant balla adis ahmetoviç

Sondazh

Poll