Sport

Ultrasit e Interit injorojnë Lukakun por të tjerë e duartrokasin, detaji i rëndësishëm që u pa ndaj Luganos

Siç pritej, në stadiumin Cornaredo të Luganos, ultrasit e klubit zikaltër (Curva Nord) injoroi Romelu Lukakun, duke mos i rezervuar atij kore apo duartrokitje.

13 Korrik 2022, 11:58 Nga DOSJA

Ultrasit e Interit injorojnë Lukakun por të tjerë e duartrokasin,

ITALI- Siç pritej, në stadiumin Cornaredo të Luganos, ultrasit e klubit zikaltër (Curva Nord) injoroi Romelu Lukakun, duke mos i rezervuar atij kore apo duartrokitje. Megjithatë, pjesa tjetër e stadiumit e brohoritën dhe e mbështetën sulmuesin belg.

Dhe në fushë, siç shkruan Corriere dello Sport, marëdhënia me Lautaro Martinez vazhdon të jetë si ajo e sezoneve të kaluara. Një detaj jo i parëndësishëm, që bën të buzëqeshë gjithë ambientin e Interit.

"Curva Nord e injoroi atë. Siç pritej pas njoftimit për shtyp  në kohën e mbërritjes së tij. Megjithatë, pjesa tjetër e stadiumit i ka pasur pothuajse gjithmonë sytë nga Lukaku dhe, që kur ai doli në fushë për të kishte duartrokitje. Ai u përgjigj duke ngritur dorën në shenjë përshëndetjeje.

Akoma më domethënëse ishte kur emri i tij u lexua në formacion. Vetëm Lautaro Martinez u ngrit në këmbë.Tifozët donin një gol, por ish-sulmuesi i Chelseat nuk ia doli dot. Nga ana tjetër, ai krijoi pasimin për Correan, autor i 3-0.

E.Ç (Dosja.al)

 

lukaku inter

Sondazh

Poll