Sport

Katër numrat ‘magjikë’ të mbrojtësit të Chelseas, ja cili është kuptimi i tyre…

Mbrojtësi pati një sezon të vështirë, pasi këputi ligamentet e kryqëzuara gjatë një ndeshjeje të Champions League kundër Juventusit. Tani ai është gati për të luajtur

13 Korrik 2022, 10:47 Nga DOSJA

Katër numrat ‘magjikë’ të mbrojtësit të

ANGLI - Mbrojtësi i Chelseas dhe i “Tre Luanëve” të Anglisë, Ben Chilwell, ka tërhequr vëmendjen e medias për një tatuazh të veçantë që ai ka në trup. Janë katër numra enigmatikë, të cilët të gjithë kërkojnë t’i deshifrojnë.

Chilwell ka shkruar numrat 1, 2, 3 dhe 5 pak poshtë gjurit të majtë. Tifozët u befasuan në fillim, por më pas mediat zbuluan se ai ishte lojtari i 1235-të që luante për kombëtaren e Anglinë, ngjarje të cilën mbrojtësi ka dashur ta përjetësojë.

Ben gjithashtu ka shkruar edhe fjalën “Halfway” në krahun e majtë. Ja çfarë tha ai vetë për këtë tatuazh: “Nuk je kurrë aty ku dëshiron të jesh. Ju jeni gjithmonë në gjysmë të rrugës”. Dhe ai shtoi me shaka: “Dhe është në gjysmë të rrugës në krahun tim”.

Mbrojtësi i Chelseas duroi një sezon të vështirë, pasi këputi ligamentet e kryqëzuara gjatë një ndeshjeje të Champions League kundër Juventusit në nëntor. Tani, shtatë muaj më vonë, ai është plotësisht i shëndetshëm dhe gati për të luajtur. Ai dhe shokët e tij të skuadrës mbërritën në Amerikë për turneun parasezonal të klubit.

Katër numrat ‘magjikë’ të mbrojtësit të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll