Sport

Ndërkombëtarët e Barcelonës do të duhet të presin radhën për të 'debutuar'...

Xavi përcakton lojtarët me më shumë stërvitje për ndeshjen e së mërkurës kundër Olotit. Por ka prej tyre që edhe nuk përfshihen për turneun

13 Korrik 2022, 11:07 Nga DOSJA
Ndërkombëtarët e Barcelonës do të duhet të presin

SPANJE - Barcelona zbret në fushë këtë të mërkurë. ‘Blaugranët’ do të luajnë ndeshjen e tyre të parë parasezonale në Olot, edhe pse do ta bëjnë këtë me një ekip rrethanash.  Skuadra katalane ka futbollistë që sapo janë bashkuar me grupin dhe nuk duan të rrezikojnë.

Xavi do të llogarisë për takimin e sotëm futbollistët që kanë nisur punën që prej datës 4 gusht. Ata që janë nga fillimi dhe, për rrjedhojë, janë disi më mirë fizikisht. Prandaj, lojtarë që iu bashkuan skuadrës këtë të hënë nuk do të luajnë ende.  Ndërkombëtarët, të cilët patën disa ditë pushim shtesë, do të duhet të presin radhën për t’u aktivizuar.

Lista për ndeshjen përbëhet nga Ter Stegen, Dest, Mika Mármol, Kessie, Pjanic, Collado, Pedri, Ansu Fati, Ez Abde, Fabio Blanco, Iñaki Peña, Nico, Chadi, Pablo Torre, Aubameyang, Balde, Casado, Álex Valle, Ilias, Aranda dhe Arnau Casas.

Ndërsa lojtarë të cilëve Xavi u ka komunikuar se duhet të gjejnë një rrugëdalje dhe me të cilët nuk llogaritet për të ardhmen jashtë grupit. Riqui Puig, Neto, Mingueza, Braithwaite dhe Umtiti nuk janë më pjesë e katalanasve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll