Sport

Lewandowski, lamtumirë Bayern? Shpërthejnë rrjetet sociale, tifozët bavarezë e kërcënojnë me vdekje...

Sulmuesi polak i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës së grumbulluar. Por Barcelona nuk dorëzohet, ndërkohë që tifozët në rrjetet sociale janë tërbuar

13 Korrik 2022, 11:42 Nga DOSJA
Lewandowski, lamtumirë Bayern? Shpërthejnë rrjetet sociale,

GJERMANI - E ardhmja e Lewandowskit është ende për t'u shkruar. Barcelona po negocion me Bayernin: oferta e parë prej 50 milionë euro për sulmuesin polak është refuzuar. Por kontaktet vijojnë dhe pas disa ditësh pritje, sulmuesi 34-vjeçar iu bashkua bavarezëve dhe iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore. Tani do të jetë në dispozicion të Nagelsmann. 

Për Lewandowskin kjo është larg nga një kohë paqësore. Polaku ka marrë kërcënime me vdekje në rrjetet sociale nga tifozët: ata nuk duan që sulmuesi të largohet nga klubi bavarez për të shkuar te Barcelona. 

Me mbërritjen në vitin 2014, ai praktikisht fitoi gjithçka me Bayernin: tetë tituj të Bundesligës, tre Kupa të Gjermanisë, një Champions League, një Superkupë UEFA dhe madje edhe një Kupë të Botës për Klube. Një ‘bombardues’ i aftë për të shënuar 344 gola në 375 ndeshje. 

Sulmuesi polka, dje iu bashkua pjesës tjetër të ekipit në Mynih. Në ditët në vijim grupi do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke pritur miqësoret me Dc United dhe Manchester City. Në pritje të debutimit zyrtar në Superkupën e Gjermanisë kundër Leipzig të planifikuar për 30 korrik. 

Nuk është ende e sigurt që sulmuesi polka Robert Lewandowski do të arrijë në Shtetet e Bashkuara së bashku me pjesën tjetër të ekipit. Negociatat me Barcelonën vazhdojnë edhe pse tifozët bavarezë nuk janë të kënaqur. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll