Sport

‘Le Parisien’: CR7 me Messin dhe Mbappé bashkë te PSG-ja? Francezët thonë “Jo”!

“Propozim i pahijshëm” i kanë kthyer përgjigje dërguesit të ofertës drejtuesit e klubit parizien, duke argumentuar edhe arsyet e kësaj pamundësie.

13 Korrik 2022, 07:58 Nga DOSJA
‘Le Parisien’: CR7 me Messin dhe Mbappé bashkë te

FRANCE - Cristiano Ronaldo në të njëjtin ekip me Neymar, Lionel Messi dhe Kylian Mbappé ? Një ëndërr "futbolli fantazi", e arritshme vetëm në videolojëra, por jo e pamundur në mendjen e Jorge Mendes. 

Sipas informacioneve të raportuara nga ‘Le Parisien’, agjenti i fuqishëm, i cili është në kërkim të një skuadre për klientin e tij, që pretendon Champions League, por edhe një page të lartë, i ka ofruar sulmuesit portugez në Paris Saint-Germain ditët e fundit. 

“Propozim i pahijshëm” i kanë përgjigje dërguesit të ofertës drejtuesit e klubit parizien, duke argumentuar arsyet e kësdaj pamundësie: nga paga te “balancat” me yjet të tjerë të klubit parizian, për të përfunduar te mbipopullimi në repartin ofensiv të skuadrës së drejtuar nga Galtier.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll