Sport

Sterling ‘fluturon’ drejt Los Anxhelos për t'u bashkuar me Chelsean…

Anësori pritet t'i bashkohet ekipit tij të ri. ‘Blutë’ e Londrës do të paguajnë për të rreth 64.8 milionë euro (53 në fikse dhe 11.8 në variabla). Pritet zyrtarizimi

13 Korrik 2022, 07:13 Nga DOSJA
Sterling ‘fluturon’ drejt Los Anxhelos për t'u bashkuar me

ANGLI - Raheem Sterling, edhe pse në mungesë të njoftimit zyrtar, tani është lojtari i ri i Chelseat. Sipas Fabrizio Romano, gazetar i specializuar në merkato, dokumentet janë firmosur, sulmuesi ka kaluar kontrollet mjekësore në Londër dhe do të fluturojë për në Los Angeles, ku ndodhet skuadra 'blu' dhe ku do të bëhet nënshkrimi i tij publik dhe do të zyrtarizohet edhe largimi i tij nga Manchester City i Pep Guardiolës.

Sterling, 27 vjeç, do të nënshkruajë për Chelsean deri në vitin 2027, me një opsion që kontrata të zgjatet edhe për një sezon. Klubi i ‘Stamford Bridge’ ka arritur tashmë një marrëveshje me Cityn për transferimin dhe londinezët do të paguajnë rreth 64.8 milionë euro për sulmuesin ndërkombëtar anglez (53 në fiks dhe 11.8 në variabla).

Sterling, i cili ditë më parë ra dakord për kushtet e tij personale me Cityn, ka folur edhe me trajnerin e tij të ri, Thomas Tuchel. Chelsea është në turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Los Angeles. Sulmuesi anësor, i cili mbërriti në City në vitin 2015 nga Liverpooli, do të jetë nënshkrimi i parë i Chelseas që kur manjati amerikan Todd Boehly bleu klubin londinez në fund të majit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll