Politike

Mungoi në protestën e 7 korrikut, Bylykbashi: Kisha takime të rëndësishme në Gjermani

Ai tha se atje ka diskutuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

12 Korrik 2022, 23:32 Nga F.M
Mungoi në protestën e 7 korrikut, Bylykbashi: Kisha takime të
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka treguar arsyen përse mungoi në protestën e 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Pushteti”, Bylykbashi zbuloi se ato ditë kishte planifikuar takime të rëndësishme zyrtare në Berlin me zyrtarë të Bundestagut. Ai tha se atje ka diskutuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

"Mungesa në protestë ishte një zili e madhe. Gjatë atyre ditëve isha në një vizitë pune në Berlin dhe kisha takime të rëndësishme. Pata mundësinë të ngre problematika në ministrinë e jashtme federale. Doja të bëja të qartë stadin ku jemi ne si opozitë që Shqipërisë ti hapen dyer e integrimit evropian. Kisha fatin të punoja në një ekzekutiv që punoi gjatë për integrimin evropian, dhe në 2013 pasi ndodhi rotacioni politik. Pak muaj pasi qeveria shqiptare nuk kishte bërë asgjë, në pranverën e 2014 Shqipërisë iu dha statusi i vendit kandidat. Ky është progresi i fundit, të tjerët e kanë lënë në vend dhe e kanë parakaluar pasi është keqqeverisja e Ramës, korrupsioni dhe krimi i organizuar. Bundestagu vendosi një seri kushtesh, ndër to lufta kundër korrupsioni, liria e medias. Dihet të mbahet mëndja te shkelja e standardeve zgjedhore. Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri janë një problem i madh për integrimin e vendit tonë në BE. Në Gjermani janë të fokusuar për integrimin e Shqipërisë në BE. Hapja e negociatave do të kontrollojë më shumë por të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar që janë dy plagët e mëdha,"- tha Bylykbashi.

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll