Politike

Berisha mbledh krerët e degëve në seli: 7 korriku është vetëm fillimi, Rama s’do shkelë mbi shqiptarët

Po ashtu Beritha shtoi se më e rëndësishmja në këtë protestë, ishte dalja e opozitës së vërtetë në shesh kundër qeverisë së Edi Ramës.

12 Korrik 2022, 18:48 Nga I.A,F.M
Berisha mbledh krerët e degëve në seli: 7 korriku është
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me krerët e degëve të PD në Tiranë. Berisha komentoi protestën e 7 korrikut për të cilën tha se është bërë një punë e jashtëzakonshme. Po ashtu Beritha shtoi se më e rëndësishmja në këtë protestë, ishte dalja e opozitës së vërtetë në shesh kundër qeverisë së Edi Ramës.

"Për herë të parë pas shumë vitesh në shesh doli opozita e vërtetë. Aspekti më i rëndësishëm i të gjitha aspekteve të tjera të kësaj proteste, ishte se për herë të parë prej vitesh, në shesh doli opozita e vërtetë. Dhe nëse më pyesni ju mua se çfarë ishte më e veçanta, më e rëndësishmja, më e jashtëzakonshmja, ishte opozita e vërtetë në shesh. Kjo përbën një ogur të madh të bardhë për Shqipërinë, në rrezik, për shpëtimin e saj. Rama tentoi të vendosë nën kontroll opozitën. Armik i votës së shqiptarëve. Përpjekje më antidemokratike, më primitive, më të turpshme, u bënë që të vendosnin nën kontroll të paligjshëm opozitën shqiptare, që ta mbajnë këtë opozitë në një vegël të qeverisë. Të një njeriu i cili është armik i egër i lirisë dhe votës së shqiptarëve. Të një njeriu i cili, pasi rrëmbeu dhe shkelmoi vullnetet e shqiptarëve dhe votat e tyre, vendosi të fshijë pluralizmin nga harta politike e vendit. I them këto që ju duhet të qartësoni çdo demokrat, demokrate dhe çfarë rreziku ekzistencial për liritë e qytetarëve dhe demokracinë e Shqipërisë përbën Edi Rama. Dhe çfarë prove e madhe na pret ne. A do të vazhdojmë ne t’i lejojmë këtij zotërie të ecë në këtë mënyrë të shkelë mbi ato arritje, me aq sakrifica të shqiptarëve në këto 30 vite dhe të na kthejë në kohërat e etërve të tij? A do të pranojmë ne këtë gradualitet që na solli ne deri këtu? Gjer në këtë shkallë, se ai pasi rrëmbeu votën donte të asgjësonte pluralizmin dhe ka një vit që bën lojën e turpshme, primitive, me pseudo-opozitën," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll