Art&Argëtim

I detyrohet Depp miliona dollarë, Amber Heard shfaqet në darka luksoze

Sado që përpiqet të mos i paguajë ish-bashkëshortit rreth 8.5 milionë lekë, rutina e 36-vjeçares duket se nuk është ndikuar, pavarësisht përpjekjeve të avokatëve të saj për të provuar se ajo nuk mund të shlyejë borxhin.

12 Korrik 2022, 22:56 Nga I.A
I detyrohet Depp miliona dollarë, Amber Heard shfaqet në darka luksoze
Amber Heard

SHBA- Borxhi i saj ndaj Johnny Depp nuk duket se po e pengon Amber Heard të bëjë një jetë luksoze. Sado që përpiqet të mos i paguajë ish-bashkëshortit rreth 8.5 milionë lekë, rutina e 36-vjeçares duket se nuk është ndikuar, pavarësisht përpjekjeve të avokatëve të saj për të provuar se ajo nuk mund të shlyejë borxhin.

Kujtohet se komisioni kompetent prej shtatë anëtarësh i gjykatës në Virxhinia i akordoi Depp-it dëmshpërblim prej 10.35 milionë dollarësh nga Heard, i cili u reduktua me 2 milionë. Sipas Radar, Heard u pa duke darkuar në restorantin ultra luksoz "Le Bilboquet" në Sag Harbor dy herë në dy javë. Një burim i cituar nga Page Six madje tha se ajo dukej se po shijonte vaktin e saj të shtrenjtë dhe po argëtohej.

johnny depp amber heard

Sondazh

Poll