Art&Argëtim

“Dreqi që je ti”, Kush është vajza me trëndafil në dorë që mban në prehër Butrint Imeri

Këngëtari Butrint Imeri ka postuar një foto në Instagram i cili është shfaqur me një vajzë misterioze duke e mbajtur në prehrin e tij të cilët mbajnë dy trëndafila në duar.

12 Korrik 2022, 17:27 Nga s.s
“Dreqi që je ti”, Kush është vajza me trëndafil
Butrint Imeri

TIRANË- Butrint Imeri është një ndër këngëtarët më të suksesshëm në Shqipëri dhe jashtë saj falë projekteve të tij muzikore.

Së fundmi, këngëtari ka postuar një foto ilustruese në InstaStory ku shihet ai vetë duke mbajtur në prehër një vajzë misterioze, ku shihen të dy duke mbajtur trëndafila të kuq në duar.

Këngëtari brenda fotos ka shkruar: “Dreqi që je ti”.

“Dreqi që je ti”, Kush është vajza me trëndafil
Postimi i Butrint Imeri

Sipas fansave të tij mendohet se kjo foto është një “thumb” për mediat të cilat kanë folur së fundmi për një lidhje dashurie me disa vajza të ndryshme, por mund të jetë edhe projekt muzikor i ri.

Gjithashtu ai është përfolur shpesh herë edhe për një histori dashurie me moderatoren e njohur Kiara Tito, të cilët e kanë mohuar kategorisht këtë gjë. Pas disa fotove të publikuara kohë më parë, i cili është shfaqur shumë i afërt duke ecur në rrugë me një vajzë që nga aq pak sa duket në foto mendohet të jetë aktorja Olta Beqiri nga seriali “SNOB”, por kjo gjë nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.

Këngëtari verën e kaluar arriti një sukses të madh në bashkëpunim me këngëtaren Kida dhe Ledri Vulën me këngën “Dale”.

 

butrint imeri kengetar

Sondazh

Poll